Benfica u mposht mbrëmjen e kaluar 2-3 në fushën e vet nga Braga, me të dy ekipet që ndajnë vendin e dytë të kampionatit portugez me nga 15 pikë, 4 më pak se kryesuesit e Sportingut të Lisbonës.
Miqtë ia dolën ta dërgonin rezultatin 0-3 pas një ore lojë, teksa “Shqiponjat e Lisbonës” për pak arritën një barazim të çmendur në fund. Francisco Moura gjeti golin e dytë personal dhe të tretin për Bragën në minutën e 63-të.
? “To me…to you!”
? A huge mistake between defender and goalkeeper costs @SLBenfica a goal this weekend. pic.twitter.com/VzZfknZYvi
— SPORF (@Sporf) November 9, 2020
21-vjeçari u ndihmua shumë nga gafa e dyfishtë e skuadrës vendase. Një mbrojtës i Benfica dhe portieri nuk u kuptuan mes tyre dhe aty përfitoi Moura që nuk e pati të vështirë të dërgojë topin në rrjetë. /abcnews.al