Aksident në Durrës, makina përplaset me trafikndarësen

schedule11:00 - 26 Qershor, 2018

schedule 11:00 - 26 Qershor, 2018

Një aksident ndodhi mëngjesin e sotëm në vendin e quajtur “Plepat” në qytetin bregdetar të Durrësit. Një automjet tip ‘Golf’ humbi drejtimin dhe u përplas me trafikndarësen e rrugës.

Si pasojë e aksidentit janë plagosur tre persona, mes të cilëve edhe një grua shtatzënë, e cila është dërguar me urgjencë në spital. Të plagosurit e tjerë u dërguan në spitalin e Durrësit për të marrë ndihmën mjekësore./abcnews.al