Qeveria e Britanisë së Madhe ka reaguar pas lajmit se vaksina për Covid-19 e zhvilluar nga Pfizer, ka rezultuar 90 për qind efektive.
Downing Street i ka përshëndetur rezultatet e komunikuara sot nga Pfizer/BioNTech, duke i përshkruar si premtuese ndërsa shtoi se Britania e Madhe do të ketë prodhuar 10 milion doza deri në fund të vitit, nëse ajo aprovohet.
Lexo edhe: Vaksina e parë kundër koronavirusit rezulton 90% efektive
Ndërsa 30 milion doza të tjera janë porositur për vitin tjetër.
Zëdhënësi i kryeministrit u shpreh: “Ne do ta dimë nëse vaksina është si e sigurt ashtu edhe efektive në momentin që të dhënat e sigurisë publikohen dhe vetëm atëherë autoritetet e licencimit mund të konsiderojnë që ta bëjnë atë të disponueshme për publikun.”
Ndërkohë, shtoi ai, NHS është në gatishmëri për nisjen e një programi vaksinimi për grupmoshat më të rrezikuara, sapo një vaksinë për Covid-19 të jetë e disponueshme.
Kurse, Sir Keir Starmer në një postim në Twitter shkroi se njoftimi nga kompania farmaceutike ishte një “lajm vërtet shpresëdhënës.” s.b/abcnews.al/