Ish-zëdhënësi i UÇK-së, e ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi këtë të hënë ka dalë para Dhomave të Specializuara në Tribunalin Special.
Në daljen e tij para trupës gjykuese Krasniqi ka deklaruar mes lotëve se ajo që po i bëhej atij ishte një padrejtësi.
Ndërkohë menjëherë pas kësaj deklarate kanë reaguar familjarët e tij. Nipi i tij Arian Krasniqi, përmes një postimi në Facebook shkruan se heronjtë lindin cdoherë nga padrejtësitë.
LEXO EDHE: Jakup Krasniqi del para trupës gjykuese në Hagë: E kam lexuar aktakuzën në gjuhën shqipe
“Heronjet lindin cdohere nga padrejtesite, e kush me shume se baci Jakup u perballe me to!? Edhe buze viteve 70’a te pamjaftueshme jane ato qe te ruaj e mbaje kurrizin drejt. Jetë e vdekje jemi vu në shërbim të çlirimit. Ja kemi arrit që bashkë me SHBA-të, me BE-në të jemi NDËRMARRJE E PËRBASHKËT ÇLIRIMTARE dhe shtet formuese, ndërsa ndërmarrje e përbashkët kriminale, janë jo vetëm serbët, por është këmbë e krye vetëm koka e saj në Beograd”, shkruan ai.e.su./abcnews.al
“Jetë e vdekje jemi vu në shërbim të çlirimit. Ja kemi arrit që bashkë me SHBA-të, me BE-në të jemi NDËRMARRJE E…
Posted by Arian Krasniqi on E hënë, 9 Nëntor 2020