Vaksina e parë kundër koronavirusit rezulton 90% efektive

schedule13:58 - 9 Nëntor, 2020

schedule 13:58 - 9 Nëntor, 2020

Një vaksinë kundër Covid-19 nga kandidati i Pfizer / BioNTech  ka rezultuar 90% efektive, sipas prodhuesve.

Rregullatorët kishin deklaruar se do të miratonin një vaksinë që është vetëm 50% efektive – duke i siguruar mbrojtje personave që do  të vaksinoheshin, por sipas të dhënave vaksina ka treguar një performancë shumë më të mirë sesa shumica e ekspertëve kishin shpresuar.

Kompania gjithashtu ka deklaruar se vaksina nuk ka pasur efekte anësore serioze.

“Sot është një ditë historike për shkencën dhe njerëzimin. Grupi i parë i rezultateve nga prova jonë e vaksinës anti Covid në fazën 3 ka treguar se ka aftësi të parandalojë infektimin, ”tha mjeku Albert Bourla, kryetari dhe CEO i Pfizer.

“Ne ia kemi dalë të zhvillojmë një vaksinë kundër Covid-19 në një kohë kur bota ka më shumë nevojë për të, ku spitalet janë shumë pranë kolapsit dhe në kohën kur ekonomitë  po përpiqen të rihapen”

Vaksina është testuar në 43500 njerëz në 6 vende.

Mbledhja e të dhënave do të zgjasë deri në javën e tretë të nëntorit, ka deklaruar kompania. Të dhënat më pas do t’u dërgohen rregullatorëve për aprovim. Licencimi i shpejtë nënkupton se punonjësit e kujdesit shëndetësor do të vaksinohen deri në fund të vitit. s.ba/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!