Mundësi i njohur Shkëlqim Troplini ka humbur jetën këtë të hënë nga koronavirusi.
Burime për ABC bëjnë me dije se 55 vjeçari, i njohur si mundës dhe trajner, prej ditësh ishte infektuar me Covid 19, por mbrëmjen e së dielës duket se gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar.
Ndër të tjera bëhet me dije se për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore ai është dërguar në urgjencën e spitalit të Durrësit, por fatkeqësisht për shkak të komplikacioneve që ka shfaqur nuk ka mundur të mbijetojë.
Ndërkohë deri më tani numri i viktimave në vendin tonë nga koronavirusi ka shkuar në 560. e.su./abcnews.al