Vëllezërit boksierë rrëfejnë si lindi pasioni i tyre: Mësimet e para i kemi marrë në kushte shtëpie

schedule08:50 - 9 Nëntor, 2020

schedule 08:50 - 9 Nëntor, 2020

Fatjon dhe Albi Sorra janë vëllezërit boksierë, të cilët drejtojnë  klubin e boksit ‘Arena’ në Tiranë.

Të ftuar në ‘ABC e Mëngjesit’, ata kanë folur për pasionin e tyre, si ka nisur, deri në ditët e sotme, ku mbajnë edhe titullin ‘Kampion bote’.

Madje, ata kanë theksuar se janë duke u munduar që këtë sport ta trasmetojnë edhe tek të rinjtë, veçanërisht tek vajzat.

“E kam nisur tek klubi i Partizanit. Natyra ime ka qenë se isha shumë i duruar, pak natyrë inteligjente.  Unë zakonisht kur e kam nisur kisha pesha të rënda, i shkathët, mundohesha”, tregoi Fatjoni.

Ndërsa Albi, i cili ka kryer edhe studimet në Rusi për boks, është shprehur: “Mësimet e para i kam marrë nga Fatjoni në kushte shtëpie. Unë luaja futboll, ndërsa ky më mësonte boksin. Unë e kam nisur që 12 vjeç dhe ndonëse nuk kisha trup isha i shkathët. Ne jemi munduar ta promovojmë shumë boksin, duke thyer ato mitet. Boksi është si për femrat, ashtu edhe meshkujt”. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!