Pas prononcimit të kryetari të Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla. Në rrjetin social Facebook Balla e emërton “Babale” kreun demokrat.
“Mjerë kush të beson ty akoma dhe taksirati ynë që kemi përballë një opozitë që e ktheve në teatër babalesh”, shkruan sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla. “Fli gjumë pas deklaratës që bëre pasi shfaqjen e rënies së brekushe e dhe për sot“, shkruan Balla.
Më herët numri dy i Parisë Socialiste, Taulant Balla, njoftoi se do të dilte në një deklaratë për shtyp e cila më pas u anulua, duke zgjedhur Facebook-un për ta thënë fjalën e tij./abcnews.al