Dortmund-Bayern Munchen është supersfida e javës së shtatë në Bundesliga. “Klassiker” e futbollit gjerman ka dhuruar emocione në minutat e fundit të pjesës së parë.
Marco Reus kaloi vendasit në avantazh në minutën e 45-të. Asist i Guerreiros nga krahu i majtë dhe goditje e menjëhershme dhe e saktë e kapitenit të Dortmundit.
Gjithsesi, festa e verdhezinjve zgjati pak. Minuta e katërt shtesë e pjesës së parë, goditje dënimi për kampionët në fuqi dhe ekzekutim perfekt i David Alaba, i cili rikthen baraspeshën në “Signal Iduna Park”. /abcnews.al