PJESËT E PARA/ Besëlidhja e pamëshirshme, Oriku dhe Tomori në epërsi

schedule14:56 - 7 Nëntor, 2020

schedule 14:56 - 7 Nëntor, 2020

Luhen pesë ndeshje të Kategorisë së Parë, për llogari të javës së dytë. Prej orës 14:00 kanë zbritur në fushë 10 ekipe, që po përballen mes tyre.

Besëlidhja ka treguar forcën kundër Partizanit B, duke shënuar katër gola në harkun kohor të dhjetë minutave. Në epërsi pjesën e parë e ka mbyllur edhe Oriku, që ka ndëshkuar skuadrën e Erzenit.

Në Veleçiku-Korabi nuk ka ende gol, sikurse edhe në përballjen mes Besës dhe Pogradecit. Sot po luan edhe Tomori, që në fundin e pjesës së parë ka ndëshkuar Elbasanin. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!