Kryetarit të Malishevës, Ragip Begaj, për shkak të koronavirusit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetsore.
Mediat vendase bëjnë me dije se 10 ditë pas infektimit me koronavirus gjenda e tij është përkeqësuar dhe për këtë ai është transferuar për në Klinikën Infektive në QKUK
Lajmin e ka konfirmuar zëvendësi i tij, Hajdin Berisha, i cili tregoi më shumë detaje për shëndetin e Begajt.
“Që në mëngjesin e të hënës ai është dërguar në Infektivë në QKUK dhe po trajtohet. Ende konsiderohet që e ka gjendjen e vështirë. Nuk e ka kaluar rrezikun edhe pse është dita e 10-të. Për të po kujdesen sa po munden mjekët e Infektivës. Po shpresojmë shumë që të kalojë rrezikun dhe të kthehet shëndosh”, ka thënë Hajdini për mediat.
Begaj nuk ka pasë ndonjë sëmundje tjetër shoqëruese. Rezultati se është pozitiv në koronavirus Begajt i kishte shkuar të shtunën, më 31 tetor.e.su./abcnews.al