Tronditet Real Madrid, dy titullarët e Zidane rezultojnë pozitiv me Covid-19

schedule11:02 - 7 Nëntor, 2020

schedule 11:02 - 7 Nëntor, 2020

Koronavirusit godet përsëri Real Madridin. Pas Eder Militaos në kampin madrilen kanë rezultuar edhe dy lojtarë të tjerë pozitiv me Covid-19, pas testeve të kryera ditën e djeshme.

Bëhet fjalë për sulmuesin Eden Hazard dhe mesfushorin Casemiro, të cilët tashmë janë izoluar dhe po ndjekin të gjithë protokollet mjekësore. Ka qenë vetë klubi që ka konfirmuar lajmin përmes një deklarate zyrtare.

Në deklaratë konfirmohet se të gjithë lojtarët e tjerë dhe stafi teknik kanë rezultuar negativ dhe do të vazhdojnë përgatitjet për sfidën ndaj Valencias. Përballja është parashikuar ditën e nesërme dhe trajneri Zidane do t’i duhet të bëjë pa dy nga titullarët e tij. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!