Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ministrja Kumbaro refuzon pjesëmarrjen në komisionin parlamentar

schedule13:30 - 24 Qershor, 2018

schedule 13:30 - 24 Qershor, 2018

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, nuk do të marrë pjesë në Komisionin Parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik ditën e hënë.

Deputetët e Partisë Demokratike e kishin thirrur në seancë dëgjimore për projektligjin për Teatrin Kombëtar. Ministrja Kumbaro i shkruan kryetares së komisioni, Albana Vokshi, se për shkak të axhendës së angazhuar më parë e ka të pamundur të paraqitet ditën e kërkuar.

Partia Demokratike thotë se ministrja e Kulturës “për të disatën herë po refuzon Parlamentin për të bërë transparencën mbi projekligjin korruptiv të shembjes së Teatrit Kombëtar për të ngritur atje kullat e klientëve të Ramës dhe Veliajt”.



Ministrja Kumbaro, sipas opozitës, është nismëtare e këtij projekligji, por ende nuk ka dhënë asnjë llogari për të. Herën e fundit ministrja e Kulturës vendosi të shoqërojë kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn, dhe të braktisë seancën dëgjimore për ligjin e posaçëm për Teatrin Kombëtar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!