Albion Ademi e ka mbyllur me gol aventurën e tij me Mariehamn. Sulmuesi i Shqipërisë U21 u rendit i dyti në listën e golashënuesve në Finlandë, me 14 rrjeta të tundura. Para pak kohësh ai kaloi edhe koronavirusin.
Deri më 30 tetor ai ishte izoluar, por thekson se nuk pati probleme. “Kisha vetëm grip, kështu që ia dola. Sidoqoftë isha në karantinë për 10 ditë. Para ndeshjes së fundit kisha kohë vetëm dy ditë të stërvitesha.
Në stërvitje ndjeja këmbët e mia që ishin të rënduara në fillim, por çuditërisht përfundova duke vrapuar mirë më pas”, shprehet Ademi, i cili ka oferta të shumta nga Italia, Kroacia, Suedia dhe Zvicra. /abcnews.al