Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin e një aksidenti të frishëm në Afrikën e Jugut. Nga pamjet duket se si shoferi humbi kontrollin e makinës në një rrethrrotullim duke u futur drejt me shpejtësi të madhe.
Për shkak të shpejtësisë, makina u ngrit në ajër për disa metra duke u përplasur në fund me një mur, raporton abcnews.al.
Për fat të mirë, shoferi i shpëtoi vdekjes duke marrë disa plagë dhe tani po kurohet ne spital, ndërsa pamjet po shpërndahen me mesazhin se si nuk duhet drejtuar një makinë. /abcnews.al