Manchester City kërkon të mposhtë kampionët e Liverpool, ndërkohë që trajneri Pep Guardiola duhet t’i bëjë llogaritë pa sulmuesin Sergio Aguero. Kjo përballje luhet ditën e diel dhe nis prej orës 17:30.
Guardiola ka folur përpara kësaj ndeshjeje dhe ka bërë një krahasim të goditur dhe shumë koherent me atë që po ndodh momentalisht në SHBA. City-Liverpool ai e shikon sikurse duelin Trump-Biden për “Shtëpinë e Bardhë”.
PEP ? @aguerosergiokun is not ready. Not yet.
It’s an important game, but like the US Presidential Election, all the votes must count. There's a lot of games to play.
— Manchester City (@ManCity) November 6, 2020
“Është një ndeshje e rëndësishme, por sikurse në Zgjedhjet Presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të gjitha votat duhen të numërohen. Ka shumë ndeshje për t’u luajtur deri në fund”, është shprehet Pep Guardiola. /abcnews.al