Jose Mourinho tentoi gjatë gjithë verës së kaluar të transferonte Milan Skriniar te Tottenham, por akordi me Interin nuk u arrit. Trajneri portugez është një fans i madh i qendërmbrojtësit sllovak, të cilin e konsideron si përforcimin ideal për prapavijën e ekipit të tij.
ESPN raporton se “Special One” nuk është dorëzuar dhe po pret merkaton e janarit për të nisur një tjetër sulm ndaj 25-vjeçarit. Problemi qëndron te Liverpool, një tjetër klub që pëlqen mbrojtësin e fortë të Interit.
Dëmtimi i rëndë i Virgil Van Dijk ka detyruar kampionët e Anglisë të futen në merkato për gjetjen e një mbrojtësi cilësor. “The Reds” kanë piketuar Skriniar dhe dy klubet e Premier League do të zhvillojnë një “derbi” mes tyre në merkaton dimërore. /abcnews.al