EMRAT/ OFL u çon formularët 4 të dënuarve për trafikim narkotikësh e vrasje

schedule11:17 - 6 Nëntor, 2020

schedule 11:17 - 6 Nëntor, 2020

Vijon Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020. Kështu, OFL u ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë katër të dënuarve.

Ata janë:

Mario Tebexhiku, banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Arben Shquti, banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, mbetur në tentativë;

Ledio Çyçllari, banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”;

Emiljan Gjepali, banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. s.b/abcnews.al/