“Futa mik te doktoresha që më vizitoi”, naftëtaret presin të takohen me Presidentin

schedule11:16 - 6 Nëntor, 2020

schedule 11:16 - 6 Nëntor, 2020

Gjendja shëndetësore e naftëtareve në ditën e 23 të grevës së urisë është rënduar.

Në kushtet kur nuk kanë marrë pagat prej më shumë se dy vite ata shprehen se nuk do të ndërpresin grevën.

Gazetarja e “ABC” Valbona Davidhi tha se një prej grevisteve ka shprehur edhe gjendjen e vështirë ekonomike.

“Ne presim çdo njëri të vijë. Të vijë Presidenti është fat i madh. Jemi shumë të rënduar, jemi në një pikë shumë kritike”, u shpreh një greviste.

“Futa mik te doktoresha, më vizitoi, me dha recetën dhe mora ilaçe. Lekët për biletën mi dha mamaja, tani të vdesim. Un erdha sërish këtu”, tregon një tjetër naftëtare.

Sa i përket “kërcënimeve” për të braktisur grevën nëpërmjet telefonit të cilat e njoftuan vetë naftëtaret, ende nuk ka një identifikim të personave që i kanë telefonuar.

Ndërsa ditën e sotme situata në këtë aspekt mbetet e qetë./i.k.,/abcnews.al/