Në Serbi vazhdon të mos pranohet humbja ndaj Zvicrës me mediat në vend që e konsiderojnë të padrejtë pasi arbitri gjerman i ndeshjes ka favorizuar zviceranët sipas tyre.
Shtypi serb e ka konsideruar fitoren e Zvicrës si të padrejtë për shkak se gjyqtari ishte gjerman dhe sipas tyre duket që ka anuar. Federata serbe e futbollit është ankuar edhe zyrtarisht. Një gazetë serbe e quan Xherdan Shaqirin si njeriun që veshi Serbinë në të zeza. Simpatizuesit në Beograd brohorisnin Kosova është Serbi dhe në fund disa u larguan me lotë në sy.
Zemërimi pas humbjes nga Zvicra në Serbi nuk ka munguar. Shtypi serb I ka kritikuar futbollistët serb për tërheqje, por kritikat kanë shkuar edhe në adresë të gjyqtarëve në fushë pasi gjermanët janë konsideruar më të afërt me zvicerianët. Federata serbe është ankuar.
Serbët e kanë quajtur të padrejtë fitoren. Shaqiri na ka veshur në të zi, e konsideron e përditshmja Blic.
Pas pjesës së dytë me barazimin e Xhakës entuziazmi ra dhe ngeli një shkretëtirë. Kjo ishte edhe një disfatë politike pasi për Zvicrën luajnë dhe shënuan shqiptarët. Fitorja ka bërë që Serbia të ketë vëtëm mundësinë të fitoi kundër Brazilit.
Dukej se fitorja kundër Zvicrës, nëse do të ndodhte do të ishte kënaqësi e dyfishtë. Por, kjo nuk ndodhi. /abcnews.al