Eksperti i Shëndetit Publik Laidon Shapo në një lidhje me Skype nga Anglia me “Abc-ja e mëngjesit” komentoi vendimin e autoriteteve vendase për tu futur në karantinë për një periudhë një mujore. Ai i konsideroi lockdown-et e shkurta disa javore si më efektive për të ndihmuar në mos përhapjen e virusit.
“Fakti që është dimër si këtu dhe vendet e tjera kanë një mbingarkesë virale. Situata përkeqësohet sepse ka viroza stinore dhe do të bëhet një kokteil virusesh të cilat me ose pa vaksinë gripi, gjendja definitivisht pritet të përkeqësohet. Shenjat dhe simptomat e virozave me Covid 2 janë të ngjashme. Problemi është që sa i sigurt që një katër javësh do të mjaftojë. Javën e parë gjithmonë ka një eko nga ajo çfarë ka ndodhur më para.
Askush nuk thotë se në 2 dhjetor situata do të jetë aty ku duam, R do të jetë nën 1. Gjithsesi është parë që tre deri në katër javë lockdown nëse ndiqet ashtu siç duhet të japë rezultatin e duhur. Por të jemi koshientë për mua është një lojë kartonësh Tommy dhe Jerry që do të vazhdojë. Nuk jam partizan i dy muajve lockdoën, por ato të shkurtra 3-4 javore është një nga mënyrat që të ulë transmetueshmërinë e virusit.“, tha mjeku. /abcnews.al