Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Greqisë i lehtësohet kredia ndaj vendeve të zonës euro

schedule15:35 - 23 Qershor, 2018

schedule 15:35 - 23 Qershor, 2018

Përfundimin e monitorimit të trojkës për Greqinë, vendosur nga ministrat e Financës së vendeve anëtare të Bashkimit Europian, kryeministri grek Tsipras e konsideroi një marrëveshje historike dhe një fillim të ri për vendin.

Kryeministri i Greqisë Aleksis Tsipras ka përshëndetur marrëveshjen historike të arritur nga eurogrupi, sipas së cilës Greqia mund të lehtësojë kredinë e saj ndaj vendeve të zonës euro dhe të marrë një kredi të re prej 15 miliard eurosh. Një shumë që do e lejojë të jetë e pavarur për dy vjet.

Pas bisedës me presidentin grek Pavlopulos, ku e informoi për marrëveshjen e arritur në Luksemburg, kreu i ekzekutivit grek u shpreh se tashmë po hapej një kapitull i ri për Greqinë, port ë gjithë duhet të tregohen të kujdesshëm për të mos shkatërruar progresin e arritur falë reformave.

Kryeministri grek theksoi se marrëveshja në fjalë, ishte dhe një lloj borxhi moral i europianëve ndaj popullit grek I cili ka vuajtur për tetë vjet. Ai shpjegoi se do të respektohen gjithnjë objektivat e buxhetit por I takon qeverisë greke të vendosë se si do I arrijë, dhe ky është një ndryshim i madh.

Sipas tij në vitet e ardhshme Greqia do ketë të gjitha mjetet e duhura për tu përqendruar në rritjen ekonomike pa ankthin e kredisë. Tsipras premtoi për përfundimin e pasigurisë dhe një rikthim në normalitet për popullin grek.

Nga ana e tij Presidenti i Komisionit Europian Zhan Klod Junker u shpreh se do të luftonte gjithnjë për Greqinë në mënyrë që vendi të qëndrojë në zemmër të europës. Gjithashtu ai lavdëroi popullin grek për aftësitë për t’u rimëkëmbur.

Ministrat e financës së vendeve anëtare të bashkimit europian, pas një mbledhjeje që zgjati më shumë se gjashtë orë në Bruksel, vendosën që t’i japin fund monitorimit të Trojkës pas tre planesh shpëtimi dhe ndihmash për Greqinë. Në tetë vjet vendi ka marrë më shumë se 273 miliardë euro kredi në tre programe të ndryshme ndihmash. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!