Brataj apel të fortë: Stop mosrespektimit të masave! Janë trefishuar thirrjet te 127

schedule20:44 - 5 Nëntor, 2020

schedule 20:44 - 5 Nëntor, 2020

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj u është drejtuar me një thirrje të fortë qytetarëve, ndërkohë që në vend raporortohen çdo ditë shifra rekord të infektuarish me Covid-19.

Në një postim në rrjetet sociale, Brataj shkruan se duhet të ndalet menjëherë mosrespektimi i masave.

Kreu i Urgjencës thekson se ditët e fundit është trefishuar numri i thirrjeve për ndihmë mjekësore drejt 127, po ashtu numri i vizitave në banesë për të sëmurë me Covid-19. Po ashtu shton ai, është rritur numri i pacientëve drejt spitaleve.

LEXO EDHE: Skënder Brataj thirrje qytetarëve: Kujdes me këtë ilaç, nuk autorizohet për Covid-19

Sipas Bratajt, manifestimet pa maska të ditëve të fundit, takimet zgjedhore pa respektim të distancimit fizik, janë burim i sigurt i shpërndarjes së infeksionit.

Kreu i Urgjencës, shton më tej se rritja në vazhdim e numrit të të infektuarve në ditët e fundit është rezultat i hapjes së shkollave, mos respektimit të masave të tjera, qëndrimi në lokale pa maska ku nuk ruhet distancimi fizik!

Reagimi i plotë:

STOP mosrespektimit të masave!!

Masat në këtë moment, nuk po respektohen mjaftueshëm! Është thënë disa herë që do të vlerësohet efikasiteti i tyre herë pas here. Tani po përballemi me efektin e hapjes së shkollave!

Ditët e fundit është trefishuar numri i thirrjeve për ndihmë mjekësore drejt 127, po ashtu numri i vizitave në banesë për të sëmurë me Covid-19.

Është rritur numri i pacientëve drejt spitaleve!

Manifestimet pa maska të ditëve të fundit, takimet zgjedhore pa respektim të distancimit fizik, janë burim i sigurt i shpërndarjes së infeksionit. Rritja në vazhdim e numrit të të infektuarëve në ditët e fundit është rezultat i hapjes së shkollave, mos respektimit të masave të tjera, qëndrimi në lokale pa maska ku nuk ruhet distancimi fizik!

Respektimi i masave është shumë i domosdoshëm në këtë moment të pandemisë! Vetëm institucionet nuk mund t’ja dalin pa ndihmën e qytetarëve, pa bashkëpunimin tuaj!

Kujdes! Virusi nuk njeh kthim mbrapa. Ai dëmton, ai nuk mban radhë, ai nuk njeh moshë, ai merr jetë, ai jeton vetëm në qelizat humane, ai jeton vetëm në trupin tonë. Ndalojeni të hyjë në trupin tuaj, respektoni rregullat e higjenës, ruani distancimin fizik, mbani maskën në të gjitha ambientet!

Ndoshta shumë njerëz nuk e mendojnë si e mendoj unë, ndoshta nuk janë dakort me masat, por detyra ime është të informoj qytetarët, është të shpëtoj jetën e njerëzve!

Ndoshta do më shani sot! Nuk  ka rëndësi. Shëndeti juaj është i pari, shëndeti i shqiptarëve është i pari. E rëndësishme është të veprohet tani, sot, menjëherë! Përndryshe pasojat do ti vuajmë të gjithë dhe për një kohë të gjatë!

Ruani veten, ruani familjen, ruani shoqërinë, ruani jetën!

Vetëm së bashku mund t’ja dalim!

Dr. Skender Brataj

g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!