Përplasen 3 makina në Rrugën e Rinasit, 6 të plagosur

schedule09:25 - 23 Qershor, 2018

schedule 09:25 - 23 Qershor, 2018

Një aksident me pasojë 6 të plagosur ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën e Rinasit. Tre automjete janë përplasur rreth orës 06:40 në afërsi të urës se Tiranës, ndërsa  janë plagosur 6 persona. Policia njofotn se një prej tyre është në gjendje të rëndë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 23.06.2016, rreth orës 06:40, në rrugën e Rinasit janë përplasur tre mjete ku për pasojë janë dëmtuar 6 shtetas (S. B., 29 vjeç, A. B., 28 vjeç, O. M., 23 vjeçe, R. M., 22 vjeç, G. V., 22 vjeç, R. H., 51 vjeç).

Shtetasja O. M., 23 vjeçe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa shtetasit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje, po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. /abcnews.al