Dorëheqja e Thaçit, Dade: E bindur se të gjithë do të dalin të nderuar nga këto aktakuza

schedule12:21 - 5 Nëntor, 2020

schedule 12:21 - 5 Nëntor, 2020

Hashim Thaçi, pas konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale njoftoi në një konferencë për mediat, dorëheqjen nga posti i Presidentit.

E ftuar në “ABC” përballë Juli Xhokaxhi, ish-ministrja e Jashtme, Arta Dade deklaroi se shpeshherë politika e jashtme shqiptare nuk është treguar e përgjegjshme.

Gjatë bisedës në studio me gazetaren Juli Xhokaxhi, Dade theksoi se roli i Thaçit është i rëndësishëm, ndërsa shtoi se ka rezerva e saj për politikat që janë zhvilluar për çështjen e Kosovës dhe shqiptarëve në rajon.

Lexo edhe: Zgjedhjet Presidenciale, Dade në Abc: Amerika duhet të rimarrë rolin e liderit  

“Ne nuk jemi të përgjegjshëm dhe të mbrojmë me fanatizëm atë çfarë kemi arritur dhe të mendojmë që kemi një përgjegjësi shumë të madhe për shqiptarët kudo që jetojnë.

Për mua shpeshherë, vizioni dhe prakticiteti dhe vizioni është i mangët. Çështja e Kosovës dhe shqiptarëve në rajon janë përgjegjësi e politikës së Jashtme, por a e kemi luajtur në këtë rol? Këtu kam dyshimet e mia. Unë jam shumë e bindur se të gjithë do të dalin të nderuar nga këto aktakuza.

Besoj që roli i Hashim Thaçit është i padiskutueshëm i rëndësishëm. Akt-dorëheqjen e ka bërë edhe Ramush Haradinaj.  Përpos faktit Hashim Thaçi ka bindur Parlamentin e Kosovës që të ngrihej Gjykata Speciale, vetë PD e Kosovës e ka votuar”, tha Dade./i.k,/abcnews.al/