Gresa Hoxha është kimistja, e cila prej vitesh është e dashuruar me muzikën e Alban Skënderajt. Ajo tregoi në studion e “ABC e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi, emocionin që ka ndjerë në takimin e parë që ka pasur me idhullin e saj.
Prej 16 vitesh ajo “nuk i ndahet” Alban Skënderajt duke e ndjekur në çdo concert dhe duke pëlqyer pa fund muzikën e tij.
“Personazhi i parë që më ka lidhur me Alban Skënderaj ishte gjyshja ime. Muzika e tij dëgjohej në familjen tonë. Një detaj interesant është një çantë që unë e kam mbajtur nga klasa e nëntë dhe pak periudhën e gjimnazit ku kam pa shkruar të gjithë tekstet e Albanit. E ruaj akoma me shumë fanatizëm”.
Ndërkohë psikologia Almeida Xhaferri tha se adhurimet e të rinjve që pasojnë me sjellje jo korrekte nga ana e tyre, duhen parë me kujdes pasi nuk janë të mira për to. Ajo tha se sjelljet te tilla mund të jenë vetdëmtuese për të rinjtë pasi mund të përjetojnë kriza të natyres emocionale.