Gara në SHBA, Hasimja: Trump mund t’i drejtohet Gjykatës Supreme

schedule17:38 - 4 Nëntor, 2020

schedule 17:38 - 4 Nëntor, 2020

Në SHBA vijon numërimi i votave, ndërsa Joe Biden dhe Donad Trump janë në një garë të fortë për Shtëpinë e Bardhë. Në një intervistë për gazetarin Endri Xhafo në ABC, politologu Ermal Hasimja foli për situatën në SHBA.

Ndërsa kandidatët po përplasen për rezultatin ende pa mbaruar numërimi, në gjykimin e tij Hasimja thotë se në Amerikë nuk preken zgjedhjet. Sipas tij një nga opsionet është se Donald Trump do t’i drejtohet Gjykatës Supreme.

“Nuk besoj që në Amerikë do të preken zgjedhjet. Një nga opsionet është që Trump ti drejtohet Gjykatës Supreme. Por është pamundur ta mendosh këtë gjë në Amerikë.

Nga njëra anë Trump është vetë një personazh i cili nuk e ka problem të përdorë një gjuhë më konfliktuale se presidentët e tjetër. Por edhe pala tjetër nuk i lë asgjë mangët tek kjo pjesë. Ëashington dje ka thënë në gjendje rrethimi. Një formë presioni që nuk është parë në Amerikë. Këto lloj situata janë pak më të rralla”, tha ai.

Më tej, politologu shton se nuk beson se mbështetësit e Trump do të shkaktonin trazira në SHBA, pasi republikanët nuk e kanë bërë më parë.

“Nqs do të ishte Trump ai që do të humbiste nuk mendoj se mbështetësit e tij do shkakton trazira publike. Me shumë gjasa çështja do të shkonte drejt gjykatës Supreme. Në të kundërtën këtu nuk mund të themi të njëjten gjë se pak para ca muajsh e pamë dhunën që ndodhi në SHBA’, thekson ai.

I pyetur se kush është presidenti më favorit për shqiptarë, Hadimja tha se Biden e njeh më shumë çështjen shqiptare.

“Në rastin e Trump e kemi të vështirë ta themi se me shumë gjasa  nuk e njeh çështjen shqiptare. Në rastin e Biden, ka një  mbështetje të certifikuar nga ana e tij për çështjet shqiptare. Minimalisht mund të themi se Biden nga një avantazh. Pastaj Trump është tepër i paparashikueshëm”, tha ia. g.v/abcnews.al