Pas deklaratës së kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha se në vend ka mungesë të barnave dhe se ilaci “Remdesevir” i cili përdoret për trajtimin e pacientëve me Covid, është me çmim katastrofik, ka reaguar Shefja e Infektivit, Najada Çomo.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Çomo shkruan se terapitë e përdorura për pacientët me koronavirus janë falas si kudo në botë ndërsa për “Remdesevir” shkruan se ai përdoret në pacientë specifikë sipas protokolleve botërore.
Çomo shkruan se këto deklarata lëndojnë deklaratat në përpjekjet e tyre për të shpëtuar jetë.
Statusi:
Ne jemi çdo dite, çdo ore ne krye te detyres dhe pacientet tane e dine me mire se askush kete gje.
Po perdorim terapite e mjekimit, si kudo ne bote qe jane falas per pacientet. Edhe Remdesivirin, e kemi dhe e perdorim ne paciente specifike, sipas protokolleve boterore.
Te thuash qe Remdesiviri blihet nga pacientet tane eshte jo vetem genjeshter, por lendon perpjekjet e nje ekipi mjekesh dhe infermieresh qe prej 8 muajsh jane pa gjume ne sy me perkushtimin maksimal per te shpetuar jete.
Ju premtoj te nderuar qytetare qe do jemi per ju, per tju sherbyer deri ne fund!
Ju na ndihmoni duke respektuar rregullat e higjienes, maskes, distancimit!
Se bashku do t’ia dalim ??
n.d./abcnews.al