Presidenti Donald Trump ka zhytur SHBA-në në një “betejë për legjitimitetin” e zgjedhjeve presidenciale pas deklaratës në Shtëpinë e Bardhë, ka deklaruar ministrja e mbrojtjes së Gjermanisë.
“Jemi në një situatë shpërthyese”, tha Annegret Kramp-Karrenbauer
Ajo tha se ekspertët e zgjedhjeve kishin paralajmëruar me të drejtë për një “krizë kushtetuese” në SHBA nëse Trump kundërshton rezultatin e zgjedhjeve.
Trump kërcënoi se do ta dërgoj rezultatin zgjedhor në Gjykatën e Lartë për të ndaluar votimet e ligjshme nga zgjedhja në shtetet kyçe pas ditës së zgjedhjeve.
Por Kramp-Karrenbauer tha për ZDF se “këto zgjedhje nuk kanë vendosur asgjë” sepse “votat ende po numërohen”.
Marrëdhëniet diplomatike midis Gjermanisë dhe SHBA-së kanë qenë të lëkundura gjatë presidencës së Trumpit. Por Gjermania, një aleate për një kohë të gjatë e SHBA-së, ka shprehur shpresë se marrëdhënia do të përmirësohet përsëri pas zgjedhjeve, kushdo që të fitojë./abcnews.al