J Balvin ka rrëfyer së fundmi betejën me depresionin. Këngëtari latin zbuloi arsyen që qëndron pas mungesës së tij në rrjete sociale gjatë javëve të fundit përmes një video të ndarë në rrjete sociale, teksa tha se “si çdo qenie njerëzore, unë kam pasur disa sfida. Këtë herë është ankthi dhe depresioni.”
“Nuk më pëlqen të aktroj ose të shtirem për lumturinë time ose që gjithçka është perfekte,” tha këngëtari. “Unë jam si çdo qenie njerëzore. Unë jam i brishtë dhe i pambrojtur, ndoshta më shumë se të gjithë ju.“, shtoi ai. Autori i hitit “Mi Gente” ka qenë i sinqertë në lidhje me luftën e tij të shëndetit mendor në të kaluarën.
Shtatorin e kaluar, ai gjithashtu tregoi se u përball me “beteja të brendshme”, dhe sipas tij kjo e bëri të kuptojë se trajtimi i ankthit dhe depresionit nuk do të thotë se mund të jeni i çmendur. Më parë, ai u shpreh për revistën “People” se meditimi e ka ndihmuar shumë të luftojë.
“Meditimi ka të bëjë me hapjen e mendjes për vetë-ndërgjegjësimin. Ka të bëjë me kuptimin që mendja juaj nuk është vetëm një ide – është një gjë e gjallë, që merr frymë, diçka për të cilën duhet të kujdeset dhe të shikohet. Meditimi është akti i higjienës mendore , ” u shpreh ndër të tjera artisti latin.
LEXO EDHE: J Balvin rrëfen betejën me Covid-19: I kisha të gjitha simptomat, humba shpresën
Kujtojmë që pak kohë më parë, artisti u prek nga koronavirusi. Ai ndau me ndjekësit këtë eksperiencë të vështirë, ku shprehej se kishte humbur shpresat, si pasojë e simptomave të rënda që kishte kaluar.
“Më kujtohet kjo foto sepse në atë moment unë i kisha të gjitha simptomat dhe humba shpresën, aq sa ata menduan të më shtronin në spital. Kam vuajtur nga ankthi dhe si rezultat i kësaj ngjarje, ajo u bë edhe më e fuqishme, por unë pranoj dhe ballafaqohem me aspektet që prekin trupin dhe mendjen time.“, tha ai. /abcnews.al