Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Situata e rënduar në Korçë dhe Pogradec, mungesë të stafit parashkollor për shkak të COVID-19

schedule11:26 - 4 Nëntor, 2020

schedule 11:26 - 4 Nëntor, 2020

Ditën e djeshme Bashkia e Korçës në faqen e saj zyrtare bëri thirrje për mësues të profilit “Arsimi Parashkollor”.

Ndërkohë një numër i lartë i të infektuarve me COVID-19 është regjistruar në institucionet arsimore.

Kjo ka qenë edhe arsyeja që Bashkia e Korçës ka bërë thirrje për edukatore për të zëvendësuar stafin që është karantinuar për shkak të koronavirusit.



Lexo edhe: Pandemia e koronavirusit, Bashkia e Korçës bën thirrje për mësues vullnetarë

Gazetarja e “Abc” Ledjona Xheladinaj raportoi se situata paraqitet e rënduar jo vetëm në qytetin e Korçës, por edhe në qytetin e Pogradecit.

Po ashtu ajo shtoi se qyteti i Korçës ka qenë një nga vende ku qytetarët e kanë respektuar vendimin për të mbajtur maskën, por kjo nuk sjellë ulje të viktimave.

Sakaq ajo theksoi se sa i përket turistëve, ka pasur një numër të ulët të tyre, ndërsa bizneset kanë thënë se në krahasime me sezonet e tjera numri i tyre ka qenë shumë i ulët.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!