Bashkia e Korçës bën thirrje për mësues të profilit “Arsimi Parashkollor” të portalit “Mësues për Shqipërinë” që të aplikojnë para kësaj bashkie për t’u bërë vullnetarisht pjesë e kopshteve të saj.
Në njoftim thuhet se kjo do të jetë një praktikë e përkohshme në përfundim të së cilës të gjithë mësuesit do të pajisen me dëshmi për cilësitë dhe profesionalizmin e treguar gjatë ushtrimit të profesionit në këtë periudhë.
“Bashkia Korçë duke njohur gjendjen e krijuar nga përhapja e koronavirusit në imstitucionet arsimore në varësi të saj, dhe si masë paraprake për të garantuar sa të jetë e mundur një proçes normal të arsimit parashkollor ka bërë thirrje publike për të afruar në shërbim mësues vullnetarë.
‘Për shkak të situatës të krijuar nga Covid-19 dhe për vazhdimin e procesit normal mësimor, ftojmë të gjithë kandidatët për mësues të profilit “Arsimi Parashkollor” të portalit “Mësues për Shqipërinë”, të aplikojnë pranë Bashkisë Korçë për t’u bërë vullnetarisht pjesë e stafeve të kopshteve të Bashkisë Korçë.
Kjo do të jetë një praktikë e përkohëshme, vullnetare, në përfundim të së cilës të gjithë mësuesit do të pajisen me dëshmi për cilësitë dhe profesionalizmin e treguar gjatë ushtrimit të profesionit në këtë periudhë’ njofton në faqen e saj zyrtare bashkia Korçë”, thuhet në njoftim./mv.abcnews.al


