Zgjedhjet në SHBA/ Biden e nis ditën me vizitën në varrin e djalit të ndjerë

schedule17:35 - 3 Nëntor, 2020

schedule 17:35 - 3 Nëntor, 2020

Amerikanët u janë drejtuar kutive të votimit këtë të martë, ku pritet që të zgjedhin presidentin e tyre të ri mes shefit aktual të Shtëpisë së Bardhë Donald Trump dhe rivalit i tij është demokrati Joe Biden.

Biden ditën e zgjedhjeve e ka nisur me një vizitë në varresat e disa familjarëve të tij.

Mediat e huaja bëjnë me dije se kandidati demokrat së bashku me bashkëshorten e dytë, Jill, ka vizituar dy varreza të ndryshme familjare.

Ai në fillim ishte në një kishës lokale, Shën Jozef në Brandywine të Delawares, ku ka varrosur gruan e tij të parë dhe vajzën e mitur, të cilët vdiqën pas një aksidenti automobilistik në vitin 1972.

Ndërsa më pas 77-vjeçari ka vizituar varrin e djalit të ndjerë, Beau, i cili vdiq nga kanceri i trurit në vitin 2015 në moshën 46 vjeçare.

Në këtë garë Trump po përpiqet të sigurojë një mandate të dytë në krye të Shtëpisë së Bardhë, me shpresën se do ta shmangë shndërrimin në presidentin e parë në detyrë që humb rizgjedhjen që prej George W Bush në 1992. Sondazhet paraprake i japin epërsi kandidatit demokrat, Joe Biden 77 vjecar, që nëse zgjidhjet në krye të Shtëpisë së Bardhë, do të jetë presidenti më i moshuar që merr postin në SHBA pas vetë Trumpit.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!