SHKRIRJA E LUFTËTARIT/ “Nuk mund të fshihet me gomë, lajm i hidhur për futbollin”

schedule22:54 - 2 Nëntor, 2020

schedule 22:54 - 2 Nëntor, 2020

Luftëtari nuk do të marrë pjesë në kampionat për herë të parë në histori dhe emisioni “Pressing” në ABC News nisi pikërisht më ketë lajm të hidhur. Në Gjirokastër ekipi është shkrirë, sikurse edhe moshat. Sulejman Starova ishte ai që e hapi temën, ndërkohë që e ndoqën edhe trajneri i Shqipërisë U19, Nevil Dede, dhe menaxheri Andi Matraxhiu.

“Dua të flas për Luftëtarin si fillim. Janë ekip me traditë dhe nuk mund të kalohet me një fjalë goje. Superiorja nuk ka lezet pa, apo për ekipe si Lushnja, Tomori e ndonjë tjetër. Është sikur t’i ndodhë ndonjë klubi në Serie A të shkrihet fare. Fakti që nuk merr pjesë në kampionat është lajm i hidhur shumë. Kemi 20 vite që kemi luajtur dhe na vjen.

Edhe Flamurtari atë rrugë ka. U eliminuan që në turin e parë të Kupës. Imagjinoni të ndodhte jashtë. Është skuadra e Brahos e shumë legjendave, bëhet fjalë për një fanellë të rëndë. Nuk ke buxhet, shko si skuadër në Kategorinë e Tretë, kjo është më e ndershme. Braktisja është e rëndë, Luftëtari ka sabotuar Kategorinë e Parë. Bota nuk të fal kështu”.

ANDI MATRAXHIU“Komuniteti sportiv nuk reagon. Është një histori që nuk mund të fshihet me gomë, është shkruar me gjak. Është skandaloze, duhet të reagojmë të gjithë. Duket si tabu të reagosh. Nuk ka dorëzuar as listë Luftëtari. Luftëtari i ka shërbyer futbollit shqiptar vitet e fundit, i ka dhënë lojtarë si Abazaj, Bregu”.

NEVIL DEDE“Nuk kemi informacion, nuk dimë juridikisht se si funksionon klubi. Varet kush është pronari, kush e menaxhon. Nuk e dimë se si funksionin. Bashkia? Duhet të prononcohen ata. Na vjen keq normal, por më pas mund të reagojmë, pasi të marrim informacion. Njerëzit duhet të kenë lehtësira fiskale, të kenë mbështetjen e qeverisë dhe pushtetit lokal. Ama, nëse nuk e zhvillon, do të prekësh fundin. Nuk kemi informacion”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!