“Mesazh” kushëririt të Nuredin Dumanit, i dyshuar si autor i disa vrasjeve në Durrës dhe Elbasan. Burime bëjnë me dije për abcnews.al se mbrëmjen e sotme në oborrin e shtëpisë së Skënder Hoxhës i cili është i afërm Dumanit është vendosur lëndë plasëse. Sipas policisë nga shpërthimi i vogël nuk ka pasur dëme materiale si dhe as të lënduar. Uniformat blu kanë nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Kush është Nuredin Dumani? Sipas policisë ai dyshohet se është i përfshirë në vrasjen e Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës. Policia dyshon se Dumani ishte i pari nga atentatorët që qëlloi ndaj Çelës me një pistoletë.
Dumani dyshohet gjithashtu se është i përfshirë edhe në dy ngjarje të rënda në Durrës. E para lidhet me ekzekutimin e Anxhelo Avdylit dhe Dorian Shkodës, ndërsa ngjarja tjetër, me vrasjen e dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia po në qytetin e Durrësit./mv.abcbews.al