Një shifer rekord të infektuarish ditorë me koronavirus është regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj në një intervistë për mediat vendase është shprehur se po e shohin si opsion kufizimin e lëvizjes në fundjavë, me qëllim të parandalimit të përhapjes së Covid-19.
Zemaj nuk ka përjashtuar shtrëngim të masave kufizuese nëse sipas tij vazhdon të rritet numri i infeksioneve. Ai thotë se një alternativë është përmend edhe mbyllja në fundjavë.
“E kemi trajtuar edhe opsionin e mbylljes për fundjavën. Nuk e kemi thënë publikisht. Mbyllja vetëm për fundjavë është më e lehtë pasi nuk ka shkolla dhe institucione. Por do të shohim si po shkon virusi deri të enjten, raporti mes të shëruarve dhe të sëmurëve”, është shprehur Zemaj./abcnews.al