Një tren holandez i metrosë shpëtoi nga katastrofa të hënën kur u thye përmes një pengese sigurie, por u parandalua të binte në ujë për shkak të një skulpture gjigante të bishtit të një balene.
Mediat e huaja bëjën me dije se drejtuesi i trenit, i cili ishte personi i vetëm në bord,nuk ka pësuar asnjë lëndim.
Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnatës në Spijkenisse, afër qytetit port të Roterdamit, ku nga pamjet duket se pjesa e përparme e trentin mbeti varur 10 metra mbi ujë, e mbështetur vetëm nga skulptura gjigante me ngjyrë argjendi.
“Treni doli nga binarët dhe u ul në një monument të quajtur Saved by the Ëhale’s Tail. Kështu ndodhi fjalë për fjalë. Për shkak të bishtit të balenës, shoferi në të vërtetë u shpëtua, është e pabesueshme,” ka thënë Carly Gorter nga autoriteti rajonal i sigurisë në Rijnmond.
Shkaku i rrëzimit është ende duke u hetuar, ndërsa skulptura është ndërtuar rreth 20 vjet më parë në një park nën metronë e ngritur.
Ajo përmban dy bishta të mëdha balene që dalin nga uji, njëra prej të cilave shpëtoi trenin.
Një ekip ekspertësh, përfshirë arkitektin e skulpturës, ishte tani në vend për të gjetur mënyrën e heqjes së sigurt të trenit.
“Problemi është se është uji përreth tij, kështu që një vinç nuk është në gjendje të shkojë atje,” tha Gorter./abcnews.al