Deputetja e Kosovës Duda Balje në një intervistë ekskluzive për “ABC e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi ndau disa detaje interesante per jeten e saj jashte politikës.
Mediat e kanë lakuar gjithmonë si deputetja seksi, ndërkohë që të qenurit gjithmonë e kuruar nuk është rastësisht zgjedhje tek Balje.
Dhe siç thotë ajo “Femra duhet me qenë lady gjithmonë”. Duda tregoi se fashion dhe stilimin e ka të trashguar nga gjyshja e saj.
“Unë jam rrit në një familje fashion çdo ditë, sepse nënën e kam rrobaqepëse. Bukuria për mua është diçka sshumë e rëndësishme, jo më e rëndësishmja në jetë, por mendoj se është e rëndësishme. Femra duhet me qenë lady gjithmonë”.
Ndër të tjera ajo tregoi se cila nga politikanet shqiptare i pëlqen në daljet publike.
“Grida Duma! E kam prcjellë në Instragram dhe mendoj se është duke bërë një shumë shumë të mirë”.
Ajo foli për jetën familjare ndërkohë që së fundmi ajo ka hapur një parti politikë, duke qenë kryetarja e saj. Mos humbisni intervistën ne Youtube.