Të paktë 91 persona kanë humbur jetën nga tërmeti që përfshiu tre ditë më parë turqinë.
Mediat e huaja bëjnë me dije se nga rrënojat janë nxjerrë 106 persona mes të cilëve edhe një 3-vjeçare, Elif Perinçek e cila u shpëtua 65 orë pas tërmetit. Ndërkohë numri i të plagosurve ka shkuar në 994 persona, prej të cilëve vijojn ëtrajtimin 155 pacientë.
Nga AFAD thonë se pas tërmetit janë regjistruar 1.286 paslëkundje, prej të cilave 43 më të forta se 4 ballë.
Ndërkaq në një intervistë për mediat, ministri i Mjedisit dhe Urbanizimit i Turqisë, Murat Kurum tha se numri i ndërtesave të dëmtuara rëndë dhe të shkatërruara është rritur në 58.
Kujtojmë se të premten, një tërmet 6.6 ballësh goditi Izmirin, qytetin e tretë më të madh të Turqisë me rreth 4.37 milionë banorë.e.su./abcnews.al