Policia britanike po kërkon një 16-vjeçar shqiptar, i cili është zhdukur që prej 29 Majit. Eduart Deda është parë për herë të fundit në Worthing, vend në të cilin qëndronte.
Autoritetet e kanë përshkruar të riun shqiptar rreth 172 centimetra të gjatë, të dobët dhe me flokë të shkurtra ngjyrë të zezë.
Ai ka një shenjë në dorën e majtë si dhe flet me dialekt. Herën e fundit që është parë, Deda kishte veshur xhaketë sportive me kapuç të zi, bluzë të bardhë, xhinse blu si dhe atlete të zeza.
Policia ka bërë thirrje që të gjithë ata që kanë dijeni për vendodhjen e tij, të lajmërojnë autoritetet. Ndërkohë, mediat në ishullin britanik nuk japin asnjë detaj në arsyet që mund të ketë çuar në zhdukjen e të riut shqiptar./abcnews.al