1.5 milionë euro granti për pyllëzime

schedule17:23 - 20 Qershor, 2018

schedule 17:23 - 20 Qershor, 2018

Ka ardhur koha e politikave më të forta për menaxhimin e pyjeve dhe për edukimin mjedisor.Thirrjen ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, e bëri në publikimin e grantit të dytë të shërbimeve mjedisore që u zhvillua në Universitetin Bujqësor.

1.5 milionë euro për pyllëzimin do të jepen përmes grantit të dytë të Shërbimeve Mjedisore, aplikimet për të cilin do të çelen gjatë muajit Korrik. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, theksoi se projekti kontribuon në realizimin e objektivit për mbjelljen e 20 milionë e 200 mijë pemë deri në vitin 2020.

Damian Gjiknuri: “Faktet janë kokëfortë. Ne në Shqipëri mbjellim shumë pemë, të cilat duhet t’i kuptojmë. Nuk janë pemë vetëm nëpër pyje, por janë pemë dekorative dhe më shumë se kaq janë pemët që prodhojnë frut”.

Por kjo nuk mjafton, kur bëhet fjalë për ndërgjegjësimin dhe edukimin qytetar.

Damian Gjiknuri: “Janë 60 deri në 70% e sipërfaqes së vendit. Ne kemi 18% zona të mbrojtura që teorikisht janë në masën më të madhe pyje. Si jemi ne me politikat e kësaj pasurie të madhe kombëtare? Kam frikë të them që në këtë kohë që jam në drejtim të kësaj ministrie të gjej politika të pastra sesi shndërrohen pyjet në një mekanizëm ekonomik për qytetarët”.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi, theksoi rëndësinë e këtij granti të dytë për shërbimet mjedisore, duke theksuar se mjedisi dhe bujqësia kanë shumë pika takimi dhe se projekte të tilla janë mundësi mjaft të mira për fermerët.

Niko Peleshi: “Kemi shumë pikëprerje me Ministrinë e Mjedisit dhe Turizmit. Një pikëprerje tjetër është dhe agroturizmi që na bën ne bashkë”.

Në aktivitetin informues për thirrjen e dytë të aplikimeve për Shërbimet Mjedisore, të zhvilluar në Universitetin Bujqësor në dallim nga thirrja e parë, 70% e fondit prej 2.3 milionë euro do të shkojë në favor të pyllëzimit dhe 30% e fondit për aktivitete./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!