Sipas MeteoAlb, kthjellime dhe vranësira kalimtare dominojnë pjesën e parë të ditës; më të dukshme vranësirat paraqiten në jug.
Sërish pas mesditës, pritet shtim i vranësirave dhe shira të përkohshëm në zonat jugore dhe lindore, por shira të izoluar në qendër të vendit.
Vonë pasdite dhe në mbrëmjë, moti përmirësohet thuajse në gjithë territorin shqiptar.
Temperaturat e ajrit mbeten konstante në mëngjes por rritje të lehtë sjell mesdita në veriperëndim të vendit, ku pritet maksimumi deri 33°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi verior, duke bërë që në det të krijohet dallgëzim deri 2 ballë./abcnews.al
Prezantoi: Fioralba Dizdari