Mbi 1,2 milion viktima nga COVID-19 në të gjithë botën

schedule08:34 - 2 Nëntor, 2020

schedule 08:34 - 2 Nëntor, 2020

Situata e koronavirusit vijon ende të jetë serioze.

Me rritjen e infeksioneve shumë vende kanë rikthyer masat drastike, për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Ndërkohë një numër i lartë personash, kanë humbur jetën për shkak të virusit.

Që nga fillimi i pandemisë janë shënuar 1,200,361 viktima nga COVID-19,  bën të ditur Universiteti i Johns Hopkons.

Sakaq Shtetet e Bashkuara të Amerikës shënojnë numrin më të lartë të viktimave me 230,972 humbje jete, ndjekur nga Brazili me 160,074 dhe India me 122,607 viktima.

/abcnews.al/