“Zemrat tona në sinkron”, Ledri Vula ndan foton e ëmbël pak para ardhjes në jetë të vajzës

schedule07:18 - 2 Nëntor, 2020

schedule 07:18 - 2 Nëntor, 2020

Ledri Vula dhe Sara Hoxha pritet që së shpejti të bëhen prindër për herë të parë të një vajze. Ndërsa ka mbetur fare pak kohë nga ardhja në jetë e vogëlushes, reperi ka ndarë në rrnete sociale një moment të veçantë krah partneres së tij. Ata kanë pozuar pranë njëri-tjetrit në një imazh bardh e zi, të cilën e ka shoqëruar me disa fjalë domethënëse.

“Zemrat tona në sinkron”. Ledri po e pret me padurim momentin kur do të mundet të mbajë në krahë frytin e dashurisë më Sarën. Pak javë më parë, dhe një këngë dedikuar së voglës së tij. “Si Baba” përshkruan ndjesitë që reperi ka përjetuar, që kur mori vesh se do të bëhet baba dhe deri tek mendimet e tij se si do të jetë e princesha e tij.

 

View this post on Instagram

 

♥️ tona nsinkron

A post shared by Ledri Vula (@ledrivula) on

“Ditën jom ka pres kur ki me ardh, bom njeriun ma t’lumtur sa të jem gjallë. Si baba….Jom tu i numëru ditët, dikur me frikë, e tash menxi tu pritë. M’duket po t’i shoh sytë pak si të Sarës“, janë disa nga fjalët që Ledri i ka dedikuar vogëlushes. Kjo është është dhurata e parakohshme që i bëhet së bijës, e cila me siguri do ta kujtojë me nostalgji dedikimin e të atit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!