Përsëritet historia në spitalin “Covid-2”. Një tjetër pacient me koronavirus është hedhur nga ambientet e këtij spitali.
Abcnews.al mëson se 52-vjeçari Preng Gjonaj, me origjinë nga Tropoja, ndodhej i shtruar tek “Shefqet Ndroqi” prej gjashtë ditësh. Mësohet po ashtu se 52-vjeçari ndodhej në katin e katërt të spitalit, në gjendje të rënduar dhe është hedhur nga dritarja e dhomës së tij.
Siç raporton gazetarja e Abc News, kati i katërt i këtij spitali është vënë në dispozicion të pacientëve me Covid-19 në gjendje të rënduar.
Ndërkohë, vijon marrja në pyetje e familjarëve të pacientit. Sipas këtyre të fundit, Gjonaj ditëve të fundit ka shfaqur probleme të shëndetit mendor, ndërsa shtojnë se më parë nuk ka pasur probleme të tilla.
52-vjeçari ndodhej i vetëm në dhomë. s.b/abcnews.al/