VIDEO/ Shpëthen Moyes: Në librat e mi rasti i Salah nuk është penallti

schedule08:35 - 1 Nëntor, 2020

schedule 08:35 - 1 Nëntor, 2020

Sulmuesi i Liverpool, Mohamed Salah, është akuzuar për simulim nga trajneri i West Ham, David Moyes. Të besuarit e Jurgen Klopp fituan me përmbysje ditën e djeshme në “Anfield Road” dhe tashmë e shikojnë veten në krye të renditjes, edhe pse Everton ka një ndeshje  për të luajtur.

Ishin miqtë ata që kaluan të parët në avantazh falë golit të Fornals, por më pas ishin “The Reds” që morën frenat e lojës në dorë. Ata arritën të fitonin një penallti falë sulmuesit egjiptian vetëm pak minuta para përfundimit të pjesës së parë dhe tekniku i londinezëve mendon se nuk ishte as faull.

“Ky nuk është futbolli që unë dua të përfshihem. Jam shumë i zhgjënyer që ata nuk e kthyen atë vendim as me VAR. Ndoshta në pjesën e dytë u favorizuam disi, por jo në pjesën e parë. Jam i habitur që u akordua ai episod faull.

Në librat e mi ajo nuk është penallti. Pikërisht për këtë jam i mërzitur, se si mund të jepet një penallti e tillë. Kur ishte rezultati 1-0 ata e dhanë menjëherë”, deklaroi Moyes pas ndeshjes. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!