Rekord i ri në Kosovë: 514 raste të reja dhe 3 të vdekur nga koronavirusi

schedule15:07 - 31 Tetor, 2020

schedule 15:07 - 31 Tetor, 2020

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 514 raste të reja me Covid-19 në Kosovë nga 1750 mostra të testuara njofton IKSHPK-ja.

Po ashtu, tre persona nuk kanë arritur të fitojnë betejën me virusin e rrezikshëm.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.750 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 514 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar tre raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (2 raste Spitali i Përgjithshëm Prizren, 1 rast Mjekimi Intenziv Qendror)”, thuhet në njoftim.

Numri total i rasteve pozitive është 19.842 raste nga 94.456 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 681 persona kanë humbur jetën që nga fillimi i pandemisë.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 86 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.520 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.641. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!