Mbyllen restorantet, Greqia shtrëngon masat ndaj koronavirusit

schedule11:07 - 31 Tetor, 2020

schedule 11:07 - 31 Tetor, 2020

Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis ka njoftuar këtë paraditet masat e reja të pandemisë në vend. Në një konferencë për shtyp, kreu i qeverisë ka bërë të ditur se masat do të hyjnë në fuqi të martën në mëngjes dhe do të jenë të vlefshme për një muaj, gjatë gjithë nëntori.

Kufizimet e reja përfshijnë, ndër të tjera, mbylljen e restoranteve në Atikë, si dhe në të gjitha zonat “portokalli”.

Masat e reja u konsideruan të nevojshme pas shpërthimit të rasteve të infektimeve, të cilat arritën dje në 1,690. Më herët autoritetet greke kanë shtrënguar masat në zonat ku numri i të infektuarve është më i lartë. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!