Shumë ndërtesa u shkatërruan pas tërmetit me magnitutë 6.6 në Izmir.
Ndërsa ekipet e kërkimit dhe shpëtimit dhe qytetarët po luftojnë me kohën për të shpëtuar ata që janë nën rrënoja, në mediat sociale po qarkullon një foto e dhimbshme.
Lexo edhe: VIDEO/ Tërmeti i shkundi banesën, nëna në Turqi mbulon me trup fëmijën për ta shpëtuar
Në foto duket mesazhi i dërguar nga një person që mendohet të jetë nën rrënoja dhe kërkon ndihmë. Qytetari që kërkon ndihmë shkruan:”..Ju lutem na ndihmoni, nuk po marrim dot frymë.”
Nga ana tjetër, personi që përgjigjet i thotë që t’i japë adresën në mënyrë që të shkojë ta ndihmojë.
Tërmeti i fuqishëm i pasdites së të premtes shkaktoi edhe një mini-cunami. Nga goditja kryesore deri në orën 16:00, u regjistruan 19 pas-tronditje me magnituta që varionin nga 3.3 në 4.8.
Kohëzgjatja e tërmetit u përcaktua si 15,68 sekonda sipas llogaritjeve të para. s.b/abcnews.al/