VIDEO/ Tërmeti i shkundi banesën, nëna në Turqi mbulon me trup fëmijën për ta shpëtuar

schedule17:24 - 30 Tetor, 2020

schedule 17:24 - 30 Tetor, 2020

Tërmeti i fuqishëm i pasdites së të premtes i trazoi qetësinë Turqisë dhe Greqisë. Sipas të dhënave të publikuara nga autoritetet, deri më tani tetë persona kanë mbetur viktima ndërsa 257 të tjerë janë plagosur.

Ndërkohë në mediat sociale po qarkullojnë video të ndryshme nga momenti i nisjes së lëkundjeve apo rrëzimi i banesave.

 

View this post on Instagram

 

Tërmeti i shkundi banesën, nëna në Turqi mbulon me trup fëmijën për ta shpëtuar #earthquake #turkey #Izmir #deprem #termet

A post shared by ABC News Albania (@abcnewsal) on

Në një video të shpërndarë në Instagram, mund të shihet një grua që mundohet të mbulojë me trupin e saj një fëmijë ndërsa banesa “shkundet” nga lëkundjet. Pas disa sekodash, intensiteti i lëkundjeve ulet dhe ajo arrin që ta marrë fëmijën dhe të dalë jashtë. s.b/abcnews.al/